E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati së bashku me ambasadorët e QUINT-it janë pritur sot në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përcjell KosovaPost.
Në reagimin e ambasadës thuhet se Prattipati ka ritheksuar nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati dhe Ambasadorët e Quint-it u takuan sot me Kryeministrin në Përgjegjësi Kurti. Gjatë takimit, AKD-ja ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.



Të tjera
Rama dhe Linda shpërfillin çiftin presidencial
Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane
Erdogan i akordon kreut të OKB-së Çmimin Ndërkombëtar të Paqes `Ataturk