Kryeministri skocez John Swinney i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë veprime më të forta mbi situatën në Gaza, duke kërkuar sanksione kundër Izraelit në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “gjenocid”, transmeton Anadolu.
“Përballë gjenocidit në Gaza, heshtja dhe mosveprimi nuk janë opsion. Raporti i fundit i OKB-së, së bashku me sulmet në rritje të Izraelit ndaj Qytetit të Gazës, duhet të jenë një thirrje zgjimi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Swinney në platformën amerikane të medias sociale X.
“Qeveria izraelite duhet të mbahet përgjegjëse, përfshirë sanksionet”, shtoi ai.
Ndryshe, në një raport historik të publikuar sot nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi territorin e pushtuar palestinez, u theksua se Izraeli ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
Komisioni i kërkoi Izraelit dhe të gjitha shteteve të përmbushin detyrimet e tyre ligjore sipas ligjit ndërkombëtar për t’i “dhënë fund gjenocidit dhe për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për të”.
Pas dy vitesh hetimesh mbi ngjarjet që nga 7 tetori 2023, komisioni arriti në përfundimin se autoritetet dhe forcat izraelite të sigurisë kanë kryer “4 nga 5” aktet gjenocidale të përcaktuara sipas Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit – vrasje, shkaktim dëmtimesh të rënda trupore ose mendore, shkaktim të qëllimshëm të kushteve të jetesës të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e palestinezëve tërësisht ose pjesërisht dhe vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve.
Të tjera
Barcelona synon transferimin e Haaland
Theksohet mbështetja për sigurinë dhe dialogun
Operacion policor në Shtime, Lipjan e Drenas – Arr*estohen pesë persona, sekuestrohen ar*më, fi*shekë e telefona