Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar se në mesin e ligjeve që do t’i nënshtrohen vlerësimit sivjet është edhe ai për veteranët e luftës.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook ku ka renditur projektligjet që do të procedohen këtë vit, bashkë me ligjet që parashikohet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit.
“Në shërbim të përmirësimit të jetës së secilit qytetar, pa përjashtim, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare do të procedojë me 6 Projektligje prioritare, si dhe 3 Ligje për vlerësim retrospektiv (ex-post), që prekin drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe shtyllat kryesore të drejtësisë sociale në vend”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Si të riktheni butësinë e peshqirëve me uthull të bardhë
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yjet
Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut