Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se është arritur pajtim me institucionet e Kosovës për zbatimin e Ligjit për të Huajt, i cili pritet të nisë së zbatuari nga nesër.
Ai tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për çështjet vendore dhe rëndësinë e zgjidhjes së tyre sa më shpejt, në mënyrë që vendi të ecë përpara në procesin e integrimit evropian.
Sipas Oravit, në javët e fundit janë zhvilluar diskutime intensive ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me zbatimin e këtij ligji, ndërsa tashmë është arritur një marrëveshje që përfshin edhe disa masa shtesë.
“Shpresojmë që të gjitha ato çështjet vendore do të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në BE. Së pari në takim me Kurtin jemi përqendruar në zbatimin e plotë të Ligjit mbi të Huaj, kemi diskutuar zbatimin që do të fillojë nga nesër, kemi pasur diskutime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi dhe zbatimi të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtësore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serb të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, ka deklaruar Orav në konferencë për media pas takimit të emisarit të BE-së Peter Sorensen me kryeministrin Albin Kurti.



Të tjera
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës