Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në fund të seancës për punën e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se Ligji për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë.

Ai u shpreh se ky ligj nuk është diskriminues, por siç tha, është me standard evropiane.

“Ligji jonë për të Huajt ka për synim të përmirësoj shërbimet publike për qytetarët në Kosovë. Serbët që punojnë në institucione shëndetësore, arsimore që nuk menaxhohen nga institucionet e Kosovës, e që posedojnë dokumente nga strukturat serbe, obligohen të aplikojnë brenda 12 muajsh për të marrë lejen e qëndrimit”.

“Ligji i Kosovës për të Huajt as nuk është diskriminues, e as preferues ndaj ndonjë komuniteti, është Ligj me standard evropiane, por nuk mund të lejojmë paralelizma, sepse kjo është në kundërthënie me sundimin e ligjit. Ligji për të Huajt përfaqëson obligimin që Kosova ka marrë përsipër sipas marrëveshjes për stabilizim-asociim, me Bashkimin Evropian dhe këtu i referohem posaqërisht nenit 86, për migrimin e ligjshëm, që i kërkon Kosovës që ta përafrojë legjislacionin  vet me atë të Bashkimit Evropian”, tha Konjufca.