Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille në fund të afatit kalimtar të verës.
Interesimi për yllin kosovar ekziston, ndonëse më i zbehtë sesa muaj më parë.
Së fundmi flitet se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Juventusi.
E mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar çmimin që e ka vendosur Lille për kartonin e 26-vjeçarit, përcjell “Gazeta Express”.
Më saktësisht, klubi francez do ta shiste ish-futbollistin e Baselit për 15-20 milionë euro, një shifër jo e vogël kjo për një lojtar që e ka vetëm edhe një vit kontratë.
Sidoqoftë, kjo shifër do të ishte e përballueshme për gjigantët evropianë, në këtë rast për Juventusin, kur kihet parasysh se edhe rroga e tij nuk do të ishte shumë e lartë.
Zhegrova nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa e humbi krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimit.
Ai i është bashkuar së fundmi ekipit të Lillet në stërvitje pasi kishte mbetur jashtë për një kohë duke ushtruar individualisht.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë