NISMA e rikandidon Ekrem Kastratin për kryetar të Malishevës.
Lajmin e ka dhënë kreu i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se Malisheva Urbana është ajo që i bashkon.
“Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon! Sot, me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Ekrem Kastrati, për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Nën udhëheqjen e tij, Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha: nga lirimi i hapësirave publike e ndërtimi i bulevardit “Ibrahim Mazreku”, deri te projekti madhor i “Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingut Nëntokësor”. Sot, qyteti jonë frymon ndryshe – është më i gjallë, më i bukur dhe më i afërt me të rinjtë dhe me mërgatën që e viziton çdo verë”.
“Ekrem Kastrati është vlerë e Llapushës. Ai është njeriu që riktheu shpresën, zhvillimin dhe kulturën në Malishevë. Dhe për këtë, jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme. Malisheva Urbane ka nisur me Ekrem Kastratin. E bashkë me të, do ta çojmë deri në fund – me përkushtim, me besim dhe me përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.



Të tjera
Ky ushqim shkakton depresionin
Edhe pse nuk po ka minuta, Barcelona vendosë kundër huazimit të yllit të ri të skuadrës
Kosova përkrah SHBA-në në veprimet kundër regjimit të Maduro-s