Limaj: Për qeverisje jam më i mirë se Hamza e Abdixhiku

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ai dhe partia që e drejton janë ende të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike për të dalë vendi nga bllokada politike në të cilën është tashmë.

Ai ka deklaruar se mund të bashkëpunojë edhe me partitë ish-opozitare.

“Mund të ketë ende bashkëpunim të Nismës Socialdemokrate me opozitën ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë, jemi të hapur për të gjithë”, tha Limaj.

I njëjti pohoi tha se është më i mirë në qeverisje se sa Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës.