Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, kanë reaguar pas rastit ku një grua vdiq në rrethana të dyshimta sot në Prishtinë.
Në reagimin e tyre thuhet se janë tejet të shqetësuar në lidhje me rastin në fjalë, ku bënë lutje që çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me rastin në fjalë, të mos i shpërndajnë.
“Ne si Linjë jemi tejet të shqetësuar/a lidhur me rastin e fundit të humbjes së jetës së një personi, meqë rast informata ende të pakonfirmuara nga organet e rendit lidhur me vdekjen e saj dhe pamje lidhur me rastin, janë shpërndarë në disa platforma mediale”.
“Lusim çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me rastin në fjalë, t’i mos shpërndajnë ato dhe të ruani privatësinë e personit dhe familjes. Pamje të tilla përpos që janë tejet shqetësuese dhe të rënda për publikun e gjerë, paraqesin humbje të respektit për viktimën dhe familjen e saj”, thuhet në reagim.



Të tjera
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin
Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër