Lista Serbe përballet me rënie të madhe në bastionet e saj tradicionale

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025 në komunat me shumicë serbe në Kosovë, është shënuar një rënie e dukshme e mbështetjes për Listën Serbe, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Kjo rënie vërehet në pothuajse të gjitha komunat ku kjo listë ka dominuar tradicionalisht që nga themelimi i saj në vitin 2013.

Të dhënat tregojnë një rënie të madhe të përqindjeve të votës në komunat kryesore:

Leposaviq: 70% më 2025, krahasuar me 97% më 2021

Zubin Potok: 70% më 2025, krahasuar me 83% më 2021

Zveçan: 86% më 2025, nga 98% më 2021

Graçanicë: 62% më 2025, krahasuar me 77% më 2021

Ranillug: 71% më 2025, nga 100% më 2021

Novobërdë: 63% më 2025, 62% më 2021 (ndryshim minimal)

Shtërpcë: 59% më 2025, e pandryshuar nga 2021

Partesh: 89% më 2025, në rritje nga 75% më 2021

Kllokot: Zgjedhjet do të kalojnë në raundin e dytë

Në tërësi, përkundër faktit që Lista Serbe vazhdon të jetë forca dominuese politike në këto komuna, rënia e mbështetjes në shumicën prej tyre sinjalizon një ndryshim të qasjes apo pakënaqësi në rritje të elektoratit serb në Kosovë. Rasti më i theksuar është Ranillugu, ku mbështetja ka rënë nga 100% në 71%, ndërsa në Leposaviq u shënua një rënie nga 97% në 70%.

Novobërda e Shtërpca ku përqindjet kanë mbetur të pandryshuara ose me ndryshim minimal.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kllokot do të jetë vendimtar për të parë nëse Lista Serbe do të ruajë dominimin e plotë apo do të përballet me sfida më të mëdha.