Liverpooli po pret me shqetësim rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për Alexander Isak, pas dëmtimit të pësuar në fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit.
Klubi ka frikë se blerja rekord mund të ketë pësuar një dëmtim serioz në këmbë, që do ta mbante jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Sulmuesi suedez u lëndua në momentin e shënimit të golit hapës dhe u detyrua të largohej menjëherë nga fusha, pa qenë në gjendje as ta festonte golin.
Trajneri Arne Slot pranoi pas ndeshjes se situata nuk duket e mirë, por theksoi se gjithçka do të qartësohet pas analizave mjekësore.
Liverpooli shpreson për lajme pozitive, teksa mungesa e mundshme e Isakut do ta rëndonte edhe më shumë situatën në repartin e sulmit, në një periudhë kur skuadra po përballet me disa mungesa të rëndësishme.



Të tjera
Çaji i zi, një aleat për të humbur peshë
Çfarë po ndodh me Chelsean? Tash e dërrmon Evertoni
KFORI të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO