Liverpool kohët e fundit u përfshi në një dramë të papritur transferimi që përfshin anësorin e Newcastle United, Anthony Gordon.
Kjo kishte bërë që disa tifozë të pyesnin nëse Reds po kërkonin të gjenin një zëvendësues për Luis Diaz .
Por sipas James Pearce të The Athletic, Liverpool nuk ka fare plane për largimin e kolumbianit Luis Diaz në afatin kalimtar veror.
The Reds nuk kanë marrë asnjë ofertë për anësorin kolumbian dhe nuk po kërkojnë ta shesin atë në çdo kohë pasi ai vlerësohet si një anëtar kyç i skuadrës.
Diaz bëri 51 paraqitje për Liverpool sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asistime.
Ai aktualisht po merr pjesë në Copa America me Kolumbinë dhe luajti një rol kyç për t’i ndihmuar ata të kalojnë në çerekfinale.
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes