Liverpooli ka ndaluar zyrtarisht pagesën e pagave të Thiago Alcantara dhe Joel Matip pasi kontrata e të dy lojtarëve me The Reds përfundoi ditën e djeshme më 30 qershor.
Tifozët e Liverpoolit e kanë ditur për një kohë që Thiago dhe Matip do të largoheshin nga klubi në fund të sezonit së bashku me Jurgen Klopp, por me kontratë ata ishin ende lojtarë të Liverpool deri më 30 qershor.
Ndërkohë, Matip luajti vetëm 14 ndeshje gjatë gjithë sezonit, pasi ai gjithashtu kishte disa lëndime dhe momentin që u rikthye më nuk kishte hapësira për të.
Megjithatë largimi i dy lojtarëve nga The Reds ka bërë që Liverpooli të festojë, pasi buxheti i pagave është lehtësuar.
Thiago fitonte 200,000 funte në javë në Liverpool, që doli të ishte 10.4 milionë funte në sezon. Matip fitoi gjithashtu 100,000 funte në javë, që është 5.2 milion funte në vit.
Kështu, largimi i tyre e sheh Liverpoolin të kursejë 15 milionë funte në paga nga sezoni i kaluar.
Këto para tani mund të riinvestohen në nënshkrime të reja pasi pritet afrime cilësore në Anfield.
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë