Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” u zhvillua një lojë e veçantë, ku banorët duhej të tregonin një gënjeshtër dhe dy të vërteta
Gjatë kësaj loje, Livia ka bërë një deklaratë që i ka tronditur të gjithë. Banorja ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur kur ishte vetëm 4 vjeç, ku një person i afërt i familjes e ka tentuar ta përdhunojë atë.
Livia ka shpjeguar se atëherë, si fëmijë, nuk e kishte kuptuar plotësisht atë që po ndodhte, por shumë vite më vonë, pasi dëgjoi një histori të ngjashme, kujtimet e ngjarjes iu rikthyen dhe ishte prekur emocionalisht, duke shpërthyer në lot.
Ajo tha se nëna e saj, së bashku me të, e kishte mësuar për këtë ngjarje disa vite më parë, tani që ajo është e rritur dhe sigurisht ishte tronditur shumë.
Ky rrëfim ka shkaktuar një reagim të fortë dhe ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur dhe të emocionuar.



Të tjera
Peshku ndihmon zemrën
Katër arsye pse partneri juaj ju nervozon
Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të parandaluar pasoja – aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar