Lladrovci ‘godet’ Memlin e të tjerët: Shpifja nuk fiton përball të vërtetës

Ramiz Lladrovci është përgjigjur ndaj deklarimeve të katër përfaqësuesve të PDK, të cilët ia kanë lakuar emrin gjatë ditës së sotme, në krye me kryetarin Memli Krasniqi.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

101 të mira “Për Drenasin Kampion”

Kemi punuar shumë dhe fitorja është e pandalshme “Për Drenasin Kampion”, bashkë me qytetarët krenarë të zemrës së Kosovës.

Jakupi nga Skenderaji, përkrah bedelit, i nënshtruar flet lidhje pa lidhje se ashtu i kanë thënë, nuk meriton koment.

Bedelat (prodhim i vitit 2021 dhe 2025), janë në alarm, asgjë nuk i shpëton nga humbja, shpifja nuk fiton përball të vërtetës.

Drenasi është zemra e Kosovës me 101 të mira, për qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!