Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar edhe një fitore në muajt në vijim, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë fitoreje bëhet fjalë.
Ai ka deklaruar se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore”, ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lladrovci arriti ta fitojë Komunën e Drenasit edhe për një mandat.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ditën e hënë, ka folur rreth fitores së Lladrovcit në Drenas.
Krasniqi tha se gara nuk ka qenë e lehtë, por që pas rezultateve, ia ka uruar fitoren Lladrovcit.
“Ka qenë një garë aspak e lehtë për neve, sepse ka pasur të bëjë me një komunë qe PDK-në e ka nderu me votë, pa kushte. Sfidimi në nivel të degës nuk ka qenë i mirëseardhur me mu. Nuk kam dashur të jem arbitrar për me pamundësu garën brenda partisë. Rezultati është i qartë. Ramiz Lladrovci ka fitu. Ia kam dhënë urimet prej selisë së PDK-së dhe shpresoj që e vazhdon punën në të mirën e qytetarëve të Drenasit”, ka pohuar ai.
I pyetur a ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK?
Krasniqi ishte i shkurt në përgjigjen e tij se “Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vet”.



Të tjera
14-vjeçari nga Vushtrria hero në Gjermani, babai i tij rrëfen si e shpëtoi shokun nga një sulm
A mundet uji i gazuar të shkaktojë gurë në veshka?
Java e 11-të e Superligës, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina