Ramiz Lladrovci ka mbajtur dy takime zgjedhore, në Gradicë e Likoshan, me ç’rast ka cekur se me praninë e jashtëzakonshme në tubime, qytetarët dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Në Gradicë dhe Likoshan, me Naim Gjelin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës, bashkëbiseduam me qytetarët rreth arritjeve të pushtetit tonë lokal, projektet në zbatim si dhe për projektet kapitale në të ardhmen.
Me dëgjimet buxhetore, ne kemi evidentuar nevojat e qytetarëve, projektet me prioritet si dhe ngritjen e cilësisë së jetës, për qytetarët kampionë.
Ne nuk do të ndalemi duke i shërbyer qytetarëve me të gjitha mundësitë e përgjegjësitë që i kemi, duke respektuar barazinë para ligjit, gjasat e mundësitë e barabarta “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsye.
Qytetarët e Gradicës e Likoshanit, me praninë e jashtëzakonshme në tubime, dëshmojnë se janë krenar me kontributin për çlirim dhe shtetndërtim, andaj, meritojnë të gjitha të mirat që i ofron liria e Kosovës dhe pushteti lokal.
101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”
Vazhdojmë edhe katër!



Të tjera
Bedri Hamza është figurë unifikuese, ka mbështetjen time të plotë
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
Agjentët e Vuçiqit s’po humbasin kohë