Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” ka thënë se nëse presidentja vendos për zgjedhje qysh nesër, ai do të hyjë në to, duke deklaruar se do ta “thyejë në kurriz” PDK-në.
“O nesra ti vendos Presidentja, nesra më ki në zgjedhje,” ka thënë Lladrovci, derisa është pyetur nga analisti Bekim Kabashi nëse do ta sfidojë lidershipin e PDK-së. Ai është shprehur:
“Po, kam me thy në kurriz.”
“Në qoftë se lidershipi i PDK-së nuk reflekton, jo Partia Demokratike, kam me thy në kurriz,” ka thënë ai.
”Unë jam tu punu, njerëzit më të ndershëm, më të mirë të këtij vendi me i ofru”, ka thënë ai duke akuzuar PDK-n për ‘mosdije’ për ti bërë opozitë Albin Kurtit për pesë vite.



Të tjera
Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë
5 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, Ziv uron që të zhvillohen e lulëzojnë më tej