Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për Granit Xhakën, kapitenin aktual të Zvicrës dhe Sunderlandit.
Cana kishte luajtur një edicion për Sunderlandin, tek e cila skuadër po shkëlqen aktualisht Xhaka.
“E njoh familjen e Granitit për më shumë se 30 vjet. Graniti dhe unë kemi të kaluar të njëjtë. Familjet tona janë nga Kosova. Ai është bujar në fushë dhe është i njëjti edhe jashtë saj. Siç mund të shohin të gjithë, është lojtar i mahnitshëm. Para se të vinte te Sunderlandi kemi pasur një bisedë. Më ka pyetur për klubin dhe i kam treguar atë që e kam përjetuar vetë. I kam treguar se çka do të jetë sfiduese, pasi Sunderlandi po kthehej nga Championshipi dhe duhej të ndërtohej për nivelin e Premier Leagues. I kam thënë se te Sunderlandi do të gjente pasionin që do të jetë më i miri që ka pasur ndonjëherë”, ka thënë Cana për faqen zyrtare të Sunderlandit.



Të tjera
Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht
Bashkim Jashari feston ditëlindjen, Bekimi e uron duke e quajtur krenari të familjes dhe luftëtar të palëkundur
Mësoni a keni shokë të vërtetë