Mbrojtësi shqiptar i Kosovës Albian Hajdari po përjeton sezon të jashtëzakonshëm te Hoffenheim në Bundesligën gjermane.
Në verën e vitit 2025-të, 22-vjeçari vendosi të largohte nga Lugano për t’u bashkua me Hoffenheim.
Te ekipi i ri, ai është titullar i padiskutueshëm, 18 ndeshje nga 21 të mundshme në Bundesligë, ndërsa kartoni i futbollistit Hajdarit ka shkuar deri në 12 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
Në një prononcim për kanalin “bundesliga”, ka treguar për bisedën që ka pasur me Cristiano Ronaldon te “Zonja e Vjetër”, periudhë kur ylli portugez ishte pjesë e “rekordmenëve” të Italisë:
“Juventusi? Nga perspektiva sportive, nuk ishte përvojë e mirë për mua.
Por ishte shumë e rëndësishme për mua si person.
Isha vetëm 18-vjeçar. Ishte vend krejtësisht tjetër, kulturë tjetër, gjuhë e re, larg prej familjes.
Nuk i kisha shokët më përreth. Nëse e shikoj në retrospektivë, më ka ndihmuar.
Por ata më kanë ndihmuar shumë, si person dhe si futbollist.
Ronaldo? Isha me shumë fat. Mund të them se isha bashkëlojtar i tij, ndonëse për kohë shumë të shkurtër.
Kështu që çdo mëngjes kemi folur rreth 20 minuta për gjëra të ndryshme.
Ky ishte privilegj.
Ishte me këmbë në tokë dhe i sinqertë.
Më tha se duhet që të koncentrohem në futboll, pasi mund të luaj për kohë të caktuar.
Dhe se duhet ta shfrytëzoj këtë kohë që të fokusohem te vetja ime.
Njerëzit dhe shokët vijnë e shkojnë, kështu që gjëja më e rëndësishme është familja”, tha Albian Hajdari.



Të tjera
Tërheqjet e formulave për bebe: Britania heton 36 raste të dyshuara helmimi nga cereulide
Truku me kube akulli, për t’i shpëtuar lulet nga vyshkja
Tërmeti në Kosovë, Ministria e Ekonomisë del me komunikatë: Tërmeti është ndier dukshëm