Portieri i Liveproolit, Adrian, ka vendosur që të largohet nga klubi pasi refuzoi një kontratë të re të ofruar nga trajneri Arne Slot.
Kontrata e spanjollit skadon më datë 30 qershor, por Liverpooli i kishte ofruar atij një kontratë të re si pjesë e listës së mbetur të sezonit 2023/2024.
Tifozët ishin të befasuar nga ky lajm, duke marrë parasysh se 37-vjeçari nuk kishte luajtur ndonjë ndeshje zyrtare që prej Community Shield në vitin 2022.
Sidoqoftë, është tani Adrian ai i cili ka vendosur që e ardhmja e tij është larg ‘Anfield’, me klubin që e ka konfirmuar largimin e tij.
“Adrian largohet nga Liverpooli këtë verë pasi bëri një kontribut të çmueshëm në sukseset e klubit në pesë vitet e tij në Anfield”.
“Një figurë e famshme në mesin e bashkëlojtarëve dhe stafit, Adrian largohet nga Liverpooli me urimet më të mira nga secili pjesëtar i klubit”, thuhej në njoftimin zyrtar të Liverpoolit.
Destinacioni i tij i ardhshëm nuk është bërë i ditur ende, por sipas raportimeve të fundit ai pritet të transferohet në Spanjë tek Real Betisi.
“Në pesë vite, ju më keni dhuruar mua shumë gjëra. Të veshja fanellën e Liverpoolit dhe ta mbroja stemën e Liverpoolit në Anfield, duhet të shtohet në shtatë mrekullitë e botës”, ka thënë mes tjerash Adrian pas largimit.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)