Futbollisti shqiptar Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe.
Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë. Ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares.
“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.
Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.
Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore