Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Në një prononcim, ajo thotë se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë, dhe duke ndjekur zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, transmeton KosovaPost.
“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi, dhe përmes tij i dërgova të falat e mia por edhe të Qeverisë Shqiptare, dhe besoj që të gjithë popullit shqiptar, edhe të tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”.
“Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë”, tha ajo.
Pos tjerash, Spiropali tha se lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset dhe baltoset, derisa tha se si ministre, Thaçit dhe të tjerëve ia dha mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.
“I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë shqiptare, të kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike, e jo padrejtësi historike”, tha tutje ajo.
Po ashtu, ministrja shqiptare uroi që pjekuria e Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale, të mos iu kthehet në të kundërtën e vet.
“Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës për të votuar Dhomat e Specializuara dhe Gjykatën Speciale të mos kthehet në të kundërtën e vet”, u shpreh ajo.



Të tjera
Trajtime natyrale për shqetësimet e stomakut
Gjërat që një mashkull sheh tek një femër, në takimin e parë
Mungesa e ujit nxit shtimin në peshë