Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëpopullore që u mbajt në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësi duhet të ketë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër fashizmit ishte dhe do të mbetet përjetësisht e pastër! E drejta është në anën tonë dhe drejtësi duhet të ketë!”, ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook
Deklarata e tij vjen në një kohë kur mijëra qytetarë në Tiranë po kërkojnë drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Të tjera
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!
Heroizëm shqiptar në Zvicër: Tre bashkatdhetarë shpëtojnë një grua, nderohen nga ushtria zvicerane!