Gjermania: Lufta në Iran nuk ka të bëjë me NATO-n

Lufta në Iran nuk ka të bëjë me NATO-n

Gjermania deklaroi se lufta e SHBA-së kundër Iranit “nuk ka asgjë të bëjë me NATO-n”, transmeton Anadolu.

“Nuk është lufta e NATO-s. NATO është aleancë mbrojtëse. Qeveria gjermane duhet të vlerësojë qartë territorin e aleancës dhe pozicionin e vet mbi pjesëmarrjen në këtë luftë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, për gazetarët në Berlin.

“Zgjerimi i operacioneve luftarake do të sillte rreziqe të mëdha për partnerët e tjerë në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit”, shtoi ai.

Qeveria gjermane ka deklaruar disa herë se nuk do të marrë pjesë në luftën e SHBA-së kundër Iranit.