Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Fatos Lubonja, ka thënë se e gjithë ajo çfarë po ndodhë sot në botë, me luftën në Ukrainë dhe tmerret në Gaza, janë shkatërrues të mitit se Perëndimi është “tokë e premtuar” për vendet e Ballkanit, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Në një diskutim publik me temën “Reimagining the Balkans” që u fokusua tek “Ballkanizimi” dhe “Evropianizmi”, organizuar nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari dhe Fakulteti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Lubonja tha se shumë nga problemet e Ballkanit sot janë refleks i modelit perëndimor që morën vendet ballkanase pa vështrim kritik.
Lubonja tha figurativisht se vendet e Ballkanit janë në një anije e cila ka drejtimin e gabuar.
“E gjithë çfarë po ndodh sot në botë, me Trumpin në SHBA që është kulmi i kulmeve, me luftën në Ukrainë, me tmerret që po ndodhin në Gaza, janë krejtësisht shkatërrues të mitit të Perëndimit si tokë e premtuar për ne”, theksoi Lubonja
Duke ju referuar Habermasit, i cili flet për shoqëri të dominimit dhe shoqëri të komunikimit, shkrimtari shqiptar tha se në vendet e Ballkanit mbizotërojnë qeverisjet dhe shoqëritë e dominimit.
Por, ai shton se një gjë e tillë është rritur edhe në vendet perëndimore.
“Elementi i dominimit ka dalë në pah në kohët e fundit në Perëndim, i shoqërisë së dominimit. Përmenda Trumpin, po e përsëris, boll të kesh parasysh bullizmin e tij ndaj gjithë shteteve tjera që është rritur shoqëria e dominimit. Tmerri që bënë Izraeli…, Evropa e çoroditur…, (Trump) do të na fusë dhe në luftë”, theksoi tutje Lubonja.
Lubonja tha se riimagjinimi i Ballkanit do të thotë riimagjinim i njëri-tjetrit brenda rajonit.



Të tjera
Venezuelasit festojnë operacionin amerikan kundër Maduros
Ky ushqim shkakton depresionin
Edhe pse nuk po ka minuta, Barcelona vendosë kundër huazimit të yllit të ri të skuadrës