Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.
Pas ndeshjes u deklarua përzgjedhësi Sylvinho i cili vlerësoi lartë duelet e kombëtares ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
“Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Evropian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë”.
“Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar”, ka thënë fillimisht Sylvinho për SuperSport.
“E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje”.
“Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Evropianit dhe Botërorit”, u shpreh ai.
Të tjera
“Nga hajdut kasetofonash, në kriminel që terrorizonte veriun”, pamje të reja brenda vilës gjashtë milionëshe të Milan Radoiçiqit, nga
Kosova trondit Suedinë
Jam shumë krenar me ekipin