Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës.
“Për ta eliminuar këtë proces dhe pasojat e tij të dëmshme, për çdo ditë me angazhimit tonë të përditshëm duhet të senzibilizojmë e opinionit kombëtar e ndërkombëtar. Për të qenë i sukseshëm angazhimi jonë për ndërkomëtarizimin e kësaj problematike duhet edhe bashkëpunimi i secilit qytetarë të prekur nga procesi i pasivizimit të adresave. Prandaj, për njoftim të rasteve apo edhe këshilla juridike, ata duhet të paraqiten në platformën e hapur enkas për pasivizimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë www.pasivizimi.com”, ka shkruar ai në facebook.
Kamberi ka thënë se krijimi i kushteve të barabarta të jetës, nëpërmjet inkuadrimit të drejtë e proporcional në institucionet publike e shtetërore ishin qëndrimet bazë të tri marrëveshjeve të nënshkruara, të cilat nuk u respektuan nga qeveria serbe.
“Prapavija e gjithë këtij marifeti është tentativa që përmes pasivizimit të adresave në mënyrë selektive ndaj shqiptarëve, të krijohet një pasqyrë e rrejshme të strukturës demografike, e cila nuk përkon as për së afërmi me gjendjen faktike në terren. Pasivizimi i adresave, ndikon në humbjen e shmë të drejtave civile, sikurse edhe në humbjen e të drejtës së votës”, ka shkruar Kamberi.



Të tjera
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve