Luiz Ejlli surprizon fansat – hyrja e tij në Big Brother VIP këtë të shtunë

Surprizat në Big Brother VIP Albania 5 nuk kanë fund, dhe këtë të shtunë spektakli premton emocione të forta për publikun.

Sipas konfirmimeve të Top Channel, në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë do të rikthehet fenomeni i edicionit të dytë, këngëtari shkodran Luiz Ejlli.
Vet Top Channel ka publikuar një video të shkurtër nga dhoma e rrëfimit, ku Luiz shfaqet para se të hyjë sërish në lojë, duke nxitur kureshtjen e fansave.

Qëndrimi i tij në shtëpi këtë herë mbetet i paqartë, pasi më 12 shkurt ai ka premierën e filmit të tij më të ri me Kiara Titon.