Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të mesazhit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për “dyshimet për manipulimet e votave”.
Sipas Bashës, nëse shikohen mesazhet e Lumirit shihet që ai ka qenë i përshirë në skemën kriminale.
“Shikoni qysh mesazhet e Lumirit tregojnë që ka qenë i përfshim në skemën kriminale!
Në viber ju shkruan kandidatëve për deputetë,“mos i shpallni fitoret (për deputetë) pa i numëruar votat e mërgatës sepse do të ndryshojnë kandidatët”””, shkruan Basha.
Sipas tij, kjo gjë tregon se Abdixhiku e ka ditur që disa deputet do “të digjen” duke iu vjedhur votat.
“Kjo kallzon që Lumiri e ka ditë që nuk e le pa i djegë disa deputetë duke i vjedh te vota me postë, të cilët me të drejtë kanë besu që kanë fitu mandatin!”, përfundon deputeti i VV-së.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!