Lumir Abdixhiku: Kryeqyteti punon fort edhe në dimër, LDK në Prishtinë nuk ndalet!

Lumir Abdixhiku: Kryeqyteti punon fort edhe në dimër, LDK në Prishtinë nuk ndalet!

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Prishtinë punët po vazhdojnë, dhe se në kryeqyteti po punon fort.

Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se Unaza e Brendshme e Prishtinës është drejt finalizimit.

“Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit.Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim.Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Kryeqyteti punon! Fort!

Me “qitjen e pareve” nga bllokuesit një vjeçar, punët po vazhdojnë menjëherë; edhe në dimër, edhe natën.

Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit.

Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim.

Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet.