Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për mundësinë e “peshkimit” të deputetëve nga ana e VV-së për formimin e qeverisë së re.
Ajo tha se kanë informacione që dy deputetë të LDK-së janë kontaktuar nga VV-ja por që “e kanë marrë përgjigjen e duhur”
“Jo nuk është diçka që e kemi as si ndjesi, përkundër faktit që kemi informacione që dy deputetë janë kontaktuar por që janë me qëndrime të qarta dhe jemi grup shumë kompakt politik”.
“.Po më herët, por ata e kanë marrë përgjigjen e duhur dhe nuk ka asnjë dilemë”, tha Lushaku-Sadriu.
Sot është caktuar vazhdimi i seancës konstituive me fillim nga ora 12:00.



Të tjera
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit
Mbipesha, kërcënim për shëndetin
Vaji i kokosit bën mrekulli për gojën e dhëmbët tuaj