Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar qeverinë rreth buxhetit 2026.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme, deputetja tha se ky draft-buxhet i paraqitur para Kuvendit, nuk përkon me realitetin, dhe sipas saj, i njëjti nuk është i përditësuar.
“Në rendin e gjërave do duhej ta kishim programin qeverisës menjëherë pas aprovimit të qeverisë, e pastaj ta kishim buxhetin e rishikuar këtu, se përndryshe del komplet e pakuptimtë që ne sot ta shohim duke u diskutuar një draft-buxhet i cili nuk është i përditësuar dhe nuk përkon me realitetin, as me nevojat e qytetarëve, as nuk paraqet një hartë zhvillimore të vendit tonë, dhe as nuk i reflekton prioritetet e juaja si qeveri. Madje nuk e reflekton as përbërjen tuaj qeveritare”, tha Lushaku-Sadru.
Sipas saj, kjo po ashtu anashkalon vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk reflekton nevojat qytetare, si dhe sipas saj, nuk reflekton as paraqitjen reale të buxhetit të komunave.



Të tjera
Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë drejt së ardhmes euroatlantike
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
Vaji i kokosit zëvendëson kozmetikën e shtrenjtë