Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se ‘’Kosova është në një pikë kritik’’, duke folur lidhur me ngërçin e krijuar për konstituimin e Kuvendit.
Haziri ka shtuar se, për këtë, ideja e LDK-së për një qeveri nacionale të tranzicionit ‘’do t’i jepte oksigjen politik Kosovës’’.
I njëjti ka shtuar edhe se zgjedhjet nuk janë ato që do ta nxjerrin vendin nga kjo situatë.
“Kjo është një situatë e paprecendentë, por Gjykata Kushteuese mund të ketë një plan tjetër në lidhje me këtë gjë. Duhet një vullnet politik, duhet të angazhohemi shumë. Ne para dy ditëve morëm një letër nga Kurti, i kemi kthyer edhe një përgjigje. Kosova është në një pikë kritike, jo vetëm për pasojë të ndryshimeve rajonale që po ndodhin, por edhe për pasojë të axhendës së saj zgjedhore. Të paktën deri në mars një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë. Zgjedhjet nuk janë shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Lutfi Haziri për Report Tv.
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes