Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, duke folur për protestën që kanë paralajmëruar për të hënën në Bujanoc, u shpreh se përmes atij tubimi synohet t’i bëhet e qartë Serbisë se shqiptarët “nuk do të heshtin”.
Postimi i Lutfiut:
Më 31 gusht 2023, realizuam aksion simbolik para shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, sepse këto institucione shpërfillnin kuadro shqiptare ndërsa sjellnin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
Më datë 8 shtator 2023, realizuam aksion para stacionit policor në Bujanoc, sepse 2016-ta, është viti ku për herë të fundit u punësua një shqiptar në këtë institucion.
Më datë 16 tetor të vitit 2023, realizuam aksion para Gjykatës në Bujanoc, edhe në këtë institucion po shpërfillën kuadrot shqiptare e po sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë.
E të hënën do ta realizojmë protestën e madhe për t’ia bërë të qartë Serbisë se nuk do të heshtim.



Të tjera
FSK nis ligjërata vetëdijesuese për rrezikun nga mjetet piroteknike
Partitë që veprojnë kundër Kosovës të përjashtohen nga zgjedhjet
Sa orë gjumë duhet të bëjmë