Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Kushtetuese ankesën lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar LVV.
Osmani njoftoi për shpërndarjen Kuvendin në një konferencë për media të premten.
Ky veprim i saj nxiti reagime të shumta, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje u konsiderua të jetë akt kundërkushtetues.
Osmani poashtu ka mbajtur takim me partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
Dërgimin e këtij dekreti sot në kushtetuese e paralajmëroi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ajo tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues.



Të tjera
Ballkani e Prishtina lëshojnë pikë të rëndësishme, Drita lidere e re
Gabimet që bëjmë me karikimin e pajisjeve
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo