Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka bërë të ditur se edhe sot nuk do të ketë ndryshim.
“Nuk shoh që do të ketë ndryshim. Nuk ka vullnet politik për të ndryshuar kandidaten e cila për të 19-ën herë do të ketë epilogun e njëjtë. Kosova po e kalon muajin e tretë të bllokimit dhe krizës institucionale dhe përgjegjësinë duhet ta marrin ata që nuk tregojnë asnjë hap të vetëm për tejkalim të kësaj situate”, tha Deliu.
Deputetja u shpreh se PDK ka qenë e hapur të ulet dhe të diskutojë dhe të shoh mundësinë sesi mund të tejkalohet situata e krijuar.
“Ne kemi një grup parlamentar i barrikaduar me një kandidate të vetme, fati i Kosovës ka mbetur në mëshirën e kandidates e cila nuk e di a do të jetë ende kandidate, apo pas disa tentativa zonja Haxhiu duhet të largohet nga kandidatura”, u shpreh Deliu.tg.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore