Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha tha se janë në konsultime me Nisma-n për formimin e qeverisë.
Në një prononcim për media para seancës konstituive, Rexha tha se nuk kanë ndonjë propozim tjetër për kryeparlamentate përpos deputetes Albulena Haxhiu.
Rexha: Do ta propozojmë sërish Haxhiun për kryeparlamentare, me NISMA-n po flasim për qeverinë
“Po shkoj lart, kemi një mbledhje. Ne do ta përsërisim përsëri propozimin e Haxhiut, jemi në përpjekje për të bërë numrat për kryeparlamentarin, sigurisht dhe për formimin e qeverisë jemi në konsultime, dhe në dialog me NISMA-n së shpejti do ta kemi një përfundim. Është vendimi i VV-së për propozimin jo nuk kemi ndonjë propozim tjetër“, Rexha.
Ata u betuan më 19 prill dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Haxhiu dështoi për dy herë radhazi të zgjidhet si kryeparlamentare.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!