LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet nga Albert Kinolli.

Abrashi tha se ky bashkëpunim do të jetë për një Prizren multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.

“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti”, ka shkruar Abrashi.

Abrashi ka shtuar se ky bashkëpunim shënon një bashkim forcash për të avancuar mirëqenien sociale, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e infrastrukturës për komunitetin rom në Prizren.

“Ai reflekton vizionin tonë të përbashkët për një qytet që respekton diversitetin dhe promovon barazinë në çdo fushë të jetës publike”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe në raundin e balotazhit në Prizren në garë do të jenë Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abr