Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse janë të gatshëm për të bërë kompromis politik sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Pas dështimit të serishëm të konstituimit të Kuvendit, ku nga LVV-ja u kërkua arritja e një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit, Kurti nuk foli për mediat kur u pyet nga KosovaPress nëse do të bëjnë ndonjë kompromis me partitë të tjera parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
LVV-ja ka propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, mirëpo e njëjta dy herë me radhë nuk mori votat e nevojshme në vazhdimin e seancës më 19 prill.
Ndërkaq, në seancën e sotme emri i saj për kryetare të legjislativit nuk u hodh fare në votim, pasi siç u tha situata nuk ka ndryshuar.
Pas betimit, hapi i radhës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që do të shënonte konstituimin e organit legjislativ si dhe do t’i hapte rrugë votimit të qeverisë së re.



Të tjera
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lu*fta në Lindjen e Mesme?
Izr@eli “gjakatar” vazhdon su*lmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Iran dhe Liban, “ashtu siç bëri në G@za”
Këto janë rrugët më të bukura në botë (Foto)