Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lënë hapësirë për partneritet.
“Sot kemi përpjekjen e 20-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin dhe kjo ka shfaqur një paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në Kuvend. Dhe kjo tregon që partia fituese nuk ka lënë aspak vend për partneritet, partneritet përmbajtjesorë që do t’i siguronte Kosovës të mira”, theksoi ajo
Ajo ka theksuar se LDK-ja ka bërë propozimet për të dalë nga situata e krijuar. Sipas saj zgjidhja është nje qeveri kalimtare deri në zgjedhje. Lushaku-Sadriu ka thënë se për qeveri kalimtare preferojnë që kryeministër të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Të tjera
Mesi luajti ndeshjen e fundit në Argjentinë, trajneri Skaloni: Pati emocione të forta, por ai mund të kthehet…
Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë
Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përkrahur fuqizimin e grave