Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokale, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen ndaj kandidatëve të LVV-së nëpër komuna, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës edhe njëherë kanë dëshmuar kulturën e tyre demokratike, duke kaluar ditën e zgjedhjeve me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi.
“Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve,” përfundoi Kurti.



Të tjera
SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë
BE-ja ngrin punën për marrëveshjen tregtare me SHBA-në “deri në një njoftim të mëtejshëm”
10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten shumë