Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha fajësoi sërish të martën opozitën për bllokim të Kuvendit. Sipas tij, argumenti i tyre për mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare “është ofendues”.
Basha foli para fillimit të seancës që është përpjekja e tetë për konstituimi të Kuvendit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Albulena Haxhiu “nuk e ka asnjë njollë gjatë punës së saj”, ndërkohë u përgjigj edhe për Glauk Konjufcën.
“Argumenti i opozitës që po thotë se Albulena Haxhiu nuk duhet të votohet për shkak se është e zhurmshme, është përçarëse, unë mendoj që në thellësi kjo është ofenduese. Duhet me u kuptua që zonja Haxhiu ka qenë deputete për mbi 10 vite, ministre për mbi 4 vjet dhe nuk e gjeni askund asnjë njollë të vetme në punën e saj të ndershme që e ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Ne krejt qytetarët e republikës jemi jashtëzakonisht të kënaqur me zotëri Konjufca, por propozimi ynë kësaj radhe ka qenë zonja Albulena Haxhiun, në konsultim me gjithë deputetët përfshirë zotëri Konjufca”, shtoi ai. /KP/
Të tjera
Si PDK, LDK dhe AAK i dhanë vulë Listës Serbe
Arrestohet një tifoz i Real Oviedos, bëri gjeste dhe tinguj majmuni drejt Mbappes
Shteti ynë është shtet unitar e jo multietnik