Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sërish pas dështimit të 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.
“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë.
“Nuk pres që një gjë e tillë të ndodh për shkak të faktit tashmë të dëshmuar që LVV nuk është e interesuar të zhbllokoj situatën”, tha kryetari i PDK-së.
Ai tutje tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet.tg.



Të tjera
Çfarë duan gratë nga burrat?
Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave