‘Zgjedhjet’, Gashi: Është vetëm një zgjidhje, dorëheqja e kryeministrit

“Ma ka kërkuar votën”, Arben Gashi votoi pro Dimal Bashës

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka deklaruar se ka votuan pro Dimal Bashës, i cili u propozua për kryetar të Kuvendit.

Gashi tha se Basha ia kishte kërkuar atij votën.

“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke”, deklaroi Gashi.

“Është djalë simpatik. Nganjëherë duhet të mendojmë përtej. Nuk është shumë polarizues, i ka disa deklarata të forta nganjëherë përtej të arsyeshmes, por nuk e ka një të kaluar që e pengon ta bëjë punë”, theksoi ai.