Nexhi Krasniqi qenka trimeruar nga dikush, dhe po më kërcënon në mesazhe private”, ka shkruar Avdyli.
Ai tha se “kërcënimet e tij të vazhdueshme ‘ke me hanger kryet, e sa s’mu ka bë vonë’ e fyerje tjera më janë dërguar në mesazhe private”.
Deputeti paralajmëroi se rastin do ta denoncojë në polici.
“Fotot i ka nga selia e LDK-së, dhe nesër në polici do e denoncoj si kërcënim që vie jo vetëm nga ky ‘trim’, por do kërkoj hetim nëse ky kërcënim është i shtyrë nga zyra qendrore e LDK-së ku edhe i ka bërë shumë foto”, ka shtuar Avdyli.
Sipas tij, “përndryshe veç i bëj të fala, se nuk tutet arusha e shoshë”.
Një natë më parë, deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, reagoi ndaj intervistës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e kritikuar për kohën që i kushtoi mbrojtjes së të drejtës së Igor Simiqit nga Lista Serbe për të qenë nënkryetar i Kuvendit.
Avdyli e konsideroi të “zhgënjyese” që një kryetar partie shqiptare merr rolin e zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri, duke shtuar se nga analistët nuk zhgënjehet dhe as befasohet.



Të tjera
Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës
Si mund ta përdorni sodën e bukës për flokë dhe fytyrë?
Kosova është një vend i madh në sport