Ministri i Forcave të Armatosura franceze Sebastien Lecornu, një besnik i krahut të djathtë i Emmanuel Macron, është emëruar në postin e kryeministrit, njoftoi sonte Pallati Elize.
”Presidenti Emmanuel Macron fillimisht e ka ngarkuar atë me konsultimin e palëve me qëllim ndërtimin e marrëveshjeve thelbësore për vendimet e muajve të ardhshëm, përpara se të formojë një qeveri të re”, tha presidenca franceze.
Asambleja Kombëtare rrëzoi dje qeverinë e kryeministrit francez, François Bayrou.
Deputetët rrëzoi kryeministrin François Bayrou duke i refuzuar një votë besimi me shumicë të qartë, në një votim që ai e kishte kërkuar vetë mbi gjendjen e financave publike.
Siç pritej dy javë më parë, 364 deputetë, nga partitë opozitare duke filluar nga ”Tubimi Kombëtar” (Rassmblement National”) deri te Fronti Kombëtar Francez (LFI), votuan kundër votëbesimit ndaj kryeministrit, ndërsa 194 deputetë nga koalicioni qeverisës votuan pro.
Humbja e pritur gjerësisht nuk erdhi si surprizë, pasi opozita kishte sinjalizuar qëllimin e saj për të mos mbështetur qeverinë e pakicës së Bayrou-së për planet e saj të kursimit.
Bayrou, në detyrë për më pak se nëntë muaj, kishte pasur vështirësi të çonte përpara ato që ai i konsideron si reforma të nevojshme urgjentisht, ndërsa Franca përballet me borxh qeveritar në rritje dhe nivele të shpenzimeve publike që janë ndër më të lartat në Evropë.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia