Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq është pritur në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në komunikatën e lëshuar në faqen e Vuçiq, nuk përmendet dialogu Kosovë-Serbi, por vetëm situata aktuale në rajon.
Po ashtu, siç thuhet në njoftim është folur edhe për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Francës, ku Vuçiq tha se marrëdhëniet janë më të forta se kurrë nmë parë në historinë e kohëve të fundit.
“Besoj se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës janë më të forta sot se kurrë në historinë e kohëve të fundit. Jam i bindur se do të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin tonë strategjik dhe së bashku të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në besim dhe respekt”, citohet Vuçiq.



Të tjera
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura
Go*ditet për vd*ekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren