Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi pas njoftimit të Francës se në shtator do ta njohë Palestinën.
Përmes një deklarate në platformën X, ai e dënojë fuqishëm këtë qëndrim të Parisit.
“Ne e dënojmë fuqishëm vendimin e presidentit Macron për të njohur shtetin palestinez pranë Tel Avivit pas masakrës së 7 tetorit. Një veprim i tillë shpërblen terrorizmin dhe rrezikon krijimin e një ndërmjetësi tjetër iranian, ashtu siç është bërë Gaza. Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shkatërrimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij. Të jemi të qartë: palestinezët nuk kërkojnë një shtet pranë Izraelit; ata kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, tha lideri izraelit.
Macron gjatë ditës së sotme deklaroi se Franca do ta njohë zyrtarisht Palestinën në muajin shtator, si pjesë e një iniciative në Kombet e Bashkuara.
“Është e domosdoshme të ndërtohet shteti i Palestinës, të sigurohet qëndrueshmëria e tij dhe t’i mundësohet që, duke pranuar demilitarizimin dhe njohjen e plotë të Izraelit, të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër. Populli francez dëshiron paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.
Ndryshe, deri më tani, shtetin e Palestinës e kanë njohur më shumë se 140 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara (nga gjithsej 193 vende anëtare).
Të tjera
Juventusi “hallakatet” në merkato
Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë
“Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin