Presidenti i Francës. Emmanuel Macron, ka njoftuar se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.
Lidhur me këtë telefonatë, Macron tha se biseduan për tema “dypalëshe” si dhe diskutime rreth takimeve të fundit të Vuçiqit me Brukselin.
Kreu i shtetit francez theksoi se homologut të tij, që Serbia të vazhdojë përpara në rrugën Evropiane.
“Kam folur në telefon me presidentin Vuçiq. Ne diskutuam tema dypalëshe dhe bëmë një përmbledhje pas kontakteve të tij të fundit në Bruksel. Unë ia përsërita dëshirën time që Serbia të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane”, shkruan në “X” Macron.



Të tjera
Sigurimi fizik i UP paralajmëron greva pas mos rritjes së pagave deri 2027
Rama dhe Linda shpërfillin çiftin presidencial
Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane